Muja: Thaçi e Veseli meritojnë respekt për çka kanë bërë deri në qershor 1999

Prishtinë | 02 Kor 2020 | 22:51 | Nga Ekonomia Online

Analisti Armend Muja thotë se duhet ndarë karriera e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit deri në vitin 1999 dhe pas këtij viti.

Muja në RTV Dukagjini ka thënë se me zhvillimet e fundit që lidhen me Gjykatën Speciale dialogu i drejtuar nga Amerika ka përfunduar.

Ai thotë se tashmë edhe Grenell është tërhequr duke deklaruar se dialogu do të lidhet me çështje ekonomike ndërsa dialogun politik do ta drejtojë Bashkimi Evropian.

Analisti thotë se këto zhvillime kanë shkaktuar një ndryshim tektonik në skenën politike të Kosovës dhe tashmë do të fillojë një periudhë e re në Kosovë.

Muja thotë se pavarësisht se gjykimet do të jenë individuale, Hashim Thaçi e Kadri Veseli nuk mund të ndahen nga lufta e UÇK-së.

“Nëse dikush ka urrejtje për veprimet e tyre pas luftës nuk duhet të urrehen edhe për luftën deri në vitin 1999. Këta meritojnë respekt për gjithçka që ka ndodh deri në qershor të vitit 1999. Mendoj se ky duhet të jetë edhe një qëndrim shoqërorë. Mirëpo pastaj ne duhet të jemi të lirë ta gjykojmë këtë pjesën tjetër [pas vitit 1999]. Ti Gjykojmë edhe veprimet e tyre në qeverisje. Të jesh luftëtarë i mirë nuk do të thotë se je edhe politikan i mirë”, tha ndër të tjera Armend Muja.

Të ngjashme