Mulhaxha-Kollçaku: Rrëzimi i Qeverisë Kurti në kohën e pandemisë do të regjistrohet në histori si turp

Prishtinë | 17 Qer 2020 | 19:00 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, ka thënë se rrëzimi i Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti do të shkruhet në histori si turp dhe dëm i papërllogaritshëm.

“Mungesa e konsensusit politik dhe rrëzimi i Qeverisë Kurti në kohë pandemie globale dhe ndërprerja e qeverisjes së mirë, ishte veprimi më i dëmshëm që do të regjistrohet në historinë e vendit si turp dhe dëm i papërllogaritshëm, e që këto ditë po dëshmohet”, ka thënë Mulhaxha përmes Facebook.

“Kthimi në të kaluarën, që vit pas viti solli varfëri të shumicës dhe pasurim të pakicës, zhgënjim dhe paperspektivë, na solli në një pikë ku qytetarët edhe pse të brengosur për shëndet, të kenë frikë të madhe edhe për të ardhmen e vet dhe sovranitetin e shtetit të brishtë”.

Të ngjashme