Muller: Ndryshimi i kufijve është legjitim

Prishtinë | 18 Sht 2018 | 11:17 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Daniel Muller, jurist ndërkombëtar, kujton angazhimin e tij në procesin e pavarësisë së Kosovës, raporton EkonomiaOnline.

“Një marrëveshje e madhe është nënshkruar pas pavarësisë, por nuk është përfunduar. Pyetja që bëhej ishte, se edhe pas deklaratës së pavarësisë asgjë nuk kishte ndryshuar. Nuk ka dyshim se Kosova është shtet. Por në aspektin ndërkombëtarë Kosova ende ka ngecje.  Kosova është pranuar në UEFA. Por, ky është futboll sigurisht. Por, nëse e sheh statusin e UEFA-s, sheh që është e njohur nga BE.”

Sipas tij, ndryshimi i kufijve është legjitim, shkruan EkonomiaOnline.

” Një gjë e fundit që duhet të bëhet sa i përket fqinjësisë në dialogun me Serbinë, e di që është një çështje e vështirë dhe me shumë keqkuptime, sidoqoftë është një pikë pozitive. Fakti më i fuqishëm është e vërteta se  Kosova është një shtet. Ulja në një tavolinë të këtij formati, diskutimet janë njëjtë të vërteta sikurse  propozimi për definimin e kufirit apo shkëmbim të territorit, sepse vetëm shtetet mund ta bëjnë këtë.  Është absolutisht legjitime sipas juridiksionit ndërkombëtar të shkëmbejnë territorin derisa palët mund të dakordohen lirshëm. Është e mundshme. Ideja e shkëmbimit të territoreve në baza etnike është e rrezikshme për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor,” është shprehur Muller.

Në korrik të 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë i dha legjitimitet të plotë pavarësisë së Kosovës që ishte shpallur 2 vjet e gjysmë më herët. Muller, së bashku me Michael Wood dhe Sean Murphy ishin pjesë  ekipit mbrojtës.

Të ngjashme