Mungesë e llogaridhënies për ngecjet në zbatimin e MSA-së

Prishtinë | 07 Shk 2019 | 08:11 | Nga Ekonomia Online

Katër arsye për ngecjet në përmbushjen e Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit (PKZMSA) i kanë përmendur në Ministrinë e Integrimit Evropian.

Ndërmjet tyre është edhe vëmendja e pamjaftueshme e nivelit të lartë politik, shkruan sot Koha Ditore.

Megjithëkëtë, në këtë ministri që monitoron zbatimin e MSA-së, kanë thënë të mos jetë i qëndrueshëm një konstatim që gazetës ia ka dhënë ditë më parë Demush Shasha, ish-këshilltar i përgjithshëm i kësaj ministrie e tash drejtor ekzekutiv në institutin EPIK.

Sipas tij, vetëm 21 për qind ishte shkalla e përmbushjes së PKZMSA-së deri në shtator të 2018-s.

Në ministri kanë thënë të jenë duke mbledhur të dhënat nga institucionet zbatuese për raportin final për zbatimin e Programit gjatë vitit 2018. Mbështetur në një përgjigje të shkruar, pritjet që ky institucion ka, janë që shkalla e zbatimit të arrijë rreth 60-65 për qind. Ky është një nivel i ngjashëm me vitin paraprak.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme