Mungojnë deputetët, shtyhet seanca me kërkesë të LDK-së

Prishtinë | 05 Mar 2019 | 10:35 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Propozuesi i seancës së jashtëzakonshme, Lidhja Demokratike e Kosovës, ka kërkuar që seanca të shtyhet, për shkak të mungesës së deputetëve në sallë, raporton Ekonomia Online.

Seanca u propozua të mbahet me 12 mars, por për këtë vendim pritet të mblidhet Kryesia e Kuvendit, ditëve në vijim.

Mungesat e deputetëve u arsyetuan me praninë e tyre në aktivitetet për shënjimin e “Epopesë së UÇK-së”.

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, tha se duhet patjetër të ketë një seancë të tillë, sepse sipas tij, po keqpërdoret dhe po manipulohet me buxhetin e shtetit.

“Meqenëse është numër i vogël i deputetëve dhe arsyeja sipas tyre që janë pjesë e manifestim për Epopenë e UÇK-së. Ne po mendojmë se pikërisht nderimi me i madh për ata q ë kanë rënë do ishte nëse ne do debatonim për shpenzimet sepse po keqpërdoren dhe po manipulohen shumë para të buxhetit”, u shpreh Selmanaj.

Ndërsa, deputeti i Nisma Socialdemokrate, Milaim Zeka, kritikoi opozitën për thirrjen e kësaj seance në ditë të shenjta për vendin, siç është “Epopeja e UÇK-së”.

Ai tha se ka ardhur në protestë për të paraqitur një protestën të tijën publike, ndaj propozuesve.

“Kam ardhur në seancë ne paraqit protestën time publike ndaj propozuesve të kësaj seancë sepse nuk thirret seancë në ditën e shenjtë të Prekazit dhe ditën e lavdishme dhe mënyra me justifikua është tërësisht i pa send sot është ditë e martë dhe është ditë e zezë plus ne e dimë se e kemi ditë që këto dit mbahet Epopeja, këto ditë kemi 1 milion probleme ku kuvendi ka mujtë me thirr seanca me diskutuar dhe jam pro thirrjes seancave për keqpërdorim të parasë publike por sot është ditë e shenjtë dhe jam i zhgënjyer i shokuar se pse është thirrur kjo seancë dhe pse është caktuar ketë ditë”, tha Zeka.

Edhe kryeparlamentari, Kadri Veseli, u dakordua me nënkryetarin e Kuvendit nga LDK-ja, Kujtim Shala, që kjo seancë të mbyllet sot.

Në seancë ishin të pranishëm 20 deputetë, ndërsa 44 e kanë kërkuar seancën.

Seanca e jashtëzakonshme është thirrur me kërkesë të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Debati parlamentar kishte në fokus diskutimin për vendimet e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare nga shpenzimet e paparashikuara.

?DREJTPËRDREJT – Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme, debaton lidhur me vendimet e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare nga shpenzimet e paparashikuara

Posted by EkonomiaOnline on Tuesday, March 5, 2019

Të ngjashme