Murati dyshon që koalicioni i ka votat për ratifikim të demarkacionit, preferon Arbitrazhin

Prishtinë | 27 Kor 2016 | 08:17 | Nga

Valon Murati, ministër i Diasporës nga Lëvizja për Bashkim thotë se është pro dërgimit të marrëveshjes së demarkacionit në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit.

Ai dyshon se qeveria i ka numrat për të ratifikuar marrëveshjen.

Ai ka theksuar se mendon që marrëveshja e demarkacionit duhet të shkojë në Arbitrazh për shkak të situatës së paqartë të krijuar në vend.

Më 3 gusht do të mbahet një debat për këtë marrëveshje, në të cilën marrin pjesë ekspertë të fushës dhe përfaqësues të shoqërive civile e ata të pozitës e opozitës.

Murati ka apeluar për bashkëbisedim dhe gjetjen e një konsensusi dhe jo të shkohet me luftë politike.

“Për shkak të paqartësive në opinion, për shkak të situatës, që në një formë e ka destabilizuar jetën politike edhe për çështjet që ka shkaktuar, për mosbesimin e madh edhe brenda shoqërisë sonë, kemi konsideruar që puna më e mirë është që kjo çështje të përfundojë në arbitrazh që të kemi një mekanizëm që i besojmë”, ka thënë Murati në Interaktiv të KTV-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme