Murati: Kuvendi këtë vit punoi pa plan, mund të vazhdojë punën deri më 22 gusht

Prishtinë | 06 Gus 2019 | 11:31 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Njëzet e dy gushti me vendim të Kryesisë së Kuvendit është caktuar si datë kur deputetët do të votojnë për shpërbërjen e legjislativit, raporton Ekonomia Online.

Por deri në këtë datë deputetët mund të mblidhen dhe të kryejnë punët të cilat kanë mbetur në agjendën e Kuvendit.

Artan Murati nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), i tha Ekonomia Online se deri sa të shpërbëhet Kuvendi deputetët faktikisht janë mandatin e tyre.

Por sipas tij, Kuvendi nuk ka miratuar as planin e punës për këtë vit, në përjashtim të komisioneve parlamentare.

“Ndonëse dje në mbledhjen e Kryesisë u dakorduar që seanca e radhës të jetë edhe seanca që do të shpërbëjë legjislaturën e gjashtë megjithatë deri sa të shpërbëhet legjislatura apo deri sa të shpërndahen Kuvendi deputetët faktikisht janë mandatin e tyre dhe teknikisht ata mund të mblidhen dhe të kryejnë punët të cilat janë për tu kryer dhe të cilat kanë mbetur në agjendë”.

“Kuvendi i Republikës së Kosovës për vitin 2019 nuk ka miratuar as planin e punës vetëm komisionet parlamentare kanë miratuar planet e tyre mirëpo jo edhe Kuvendi dhe rrjedhimisht ka numër të madh të projektligjeve të cilat janë në shqyrtim dhe një numër të madh çështjeve të cilat deputetët do të duhej të i kryenin mirëpo faktikisht deputetët qysh prej fillimit  të kësaj legjislature nuk është se janë marrë intensivisht me punën e cila i ka pritur në Kuvendin e Republikës së Kosovës”.

Sipas tij, deputetë në këta fazë kanë intensifikuar takimet me qytetarët në terren e disa të tjerë edhe janë në pushime vjetore.

“…si rrjedhojë gjatë kësaj kohe nuk është se kemi parë ndonjë aktivitet të deputetëve brenda Kuvendit të Republikës së Kosovës në njëfarë mënyre tash janë intensifikuar edhe takime me qytetarë dhe lëvizjet në teren disa prej tyre janë në pushime verore e faktikisht të gjithë janë duke pritur seancë e 22 gushtit ku sipas dakordimit të kryesisë do të shpërbëhet Kuvendi”.

Por ai thotë se sipas Rregullores së Punës së Kuvendit, gushti është muaj kur deputetët shkojnë në pushim, raporton Ekonomia Online.

“Ajo çka duhet të theksohet se sipas rregullores së punës të Kuvendit muaji gushtë është muaj i pushimeve për deputetët mirëpo kjo nuk i ndalon deputetët që të shkojnë në punë sepse ata në çdo moment mundë të kthehen dhe mund të punojnë për çështje që duhet t’i trajtojnë në komisione përkatëse”.

“…shembulli konkretë është edhe komisioni për PTK dhe Vala e kemi parë që madje edhe ditën e hënë në kohën e njëjtë kur kryesia kishte mbledhje ky komision ka pasur në raportim dy zyrtarë dhe ka vazhduar me punën d.m.th nuk ka asnjë pengesë ligjore që deputetët të punojnë deri në momentin kur deputetët shpërndahen legjislatura”.

Pas dorëheqjes së kreut të Qeverisë, Ramush Haradinaj, janë intensifikuar punët në përgatitjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Të gjitha partitë politike janë shprehur të gatshme të hyjnë në këtë proces, por që ende nuk janë të qarta koalicionet e mundshme parazgjedhore.

Të ngjashme