Murati mbështet shkollën shqipe në diasporë

Prishtinë | 09 Kor 2017 | 17:35 | Nga

Prej dy vitesh në Rosenhajm të Gjermanisë funksionon shkolla shqipe në të cilën janë përfshirë qindëra fëmijë të bashkatdhetarëve tanë në mësimin plotësues në gjuhën amtare.

Organizatore dhe bartëse e aktiviteteve të kësaj shkolle është shoqata, “Bashkimi për kulturë, arsim dhe sport ‘Shqiponja”.

Në përmbyllje të këtij viti shkollor mori pjesë edhe ministri në detyrë i Diasporës, Valon Murati dhe përfaqësues të ambasadeve të Kosovës dhe Shqipërisë në Gjermani.

Nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës shqipe në Rozenhajm organizuan një program artistik, ku veç të tjerash u folë edhe për përpjekjet e mërgatës sonë, që kjo shkollë të vazhdojë punën, të jetë në gjendje të përfshijë sa më shumë fëmijë nga Kosova dhe trojet e tjera në mësimin plotësues.

Nga ana e tij ministri në detyrë Valon Murati foli për përkushtimin e institucioneve të Kosovës në mbështetje të shkollës shqipe kudo në Diasporë qoftë me teskte apo dhe organizime të tjera, në mënyrë që fëmijët e mërgatës sonë të jenë sa më të lidhur me atdheun e tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme