Murati: Në vend se të flitet për platformën, flitet se kush do t’i udhëheqë bisedimet

Prishtinë | 02 Qer 2018 | 13:03 | Nga

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka thënë se ka kohë që opinionit publik, qoftë nga politikanët, qoftë nga mediat, i servohen dhe imponohen, sipas tij, jo pa qëllim tema triviale.

“Paramendojeni, në vend se të diskutohet për platformën e bisedimeve me Serbinë, nga e cila varet e ardhmja e vendit dhe e jona, me javë e muaj diskutohet se kush do t’i udhëheq bisedimet”, ka thënë Murati, përcjell Koha.net.

“Manipulantët në këtë shoqëri kanë vendosur formën në krye të vlerave shoqërore dhe e kanë zhvendosur përmbajtjen në margjina të shoqërisë”, ka shtuar më tej ai në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme