Murati: Një figurë e lartë e LDK-së u arrestua për korrupsion

Prishtinë | 12 Tet 2020 | 17:40 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, në një lidhje direkte për emisionin Frontal në T7, ka komentuar arrestimin e kryetarit të Komunës së Istogut, Haki Rugova

Murati tha se në rastin e Rugovës nuk po përmendet korrupsioni, por ai u arrestua pikërisht për korrupsion.

“Ne atë ditë kishim seancën për 100 ditët e Qeverisë. U përmend korrupsioni, u tha që fjala korrupsion është hequr nga fjalori, në këtë rast nuk u përmend korrupsioni, po thuhet se u arrestua për keqpërdorim të detyrës zyrtare, me rëndësi është që u arrestua një figurë e lartë e LDK’së, për korrupsion”, ka deklaruar Murati.

Ai tha se deklaratat kryetarit të LDK’së, Isa Mustafa, i cili tha se arrestimi i Rugovës është politik dhe i padrejtë, janë ndërhyrje në drejtësi.

“Konferenca është skandal në vete, thuhet se politika nuk duhet të ndërhyjë në drejtësi por të thuhet që drejtësia të mos ndërhyjë në politikë, të mos arrestojë politikanë, kjo është hera e parë”, ka thënë Murati.

Haki Rugova është arrestuar mbrëmjen e së premtes, nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe konflikt interesi.

Të dielën, Gjykata Themelore një Pejë ka shqiptuar masën e arrestit shtëpiak ndaj kryetarit të Istogut.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme