Murati: Nuk e kemi luksin të mendojmë për zgjedhjet e ardhshme

Prishtinë | 30 Kor 2018 | 15:39 | Nga

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka komentuar debatin e sotëm parlamentar mbi dialogun Kosovë-Serbi, ku ende po diskutohet rreth tij.

“Fatkeqësisht, nga debati parlamentar për dialogun me Serbinë, edhe kësaj radhe po del se deputetët e qeveritarët më shumë se për dialogun dhe rezultatet e tij, mendojnë për zgjedhjet e ardhshme (disa edhe brenda partiake), dhe efektet që fjalimet e tyre do të kenë në elektorat (disa edhe brenda vetë partisë)”, ka shkruar Murati.

Andaj, sipas tij, shumica flasin se kush do t’i udhëheq bisedimet, e aspak se si do të ndërtohet një platformë bisedimesh dhe çka do të përmbaj ajo.

“Nuk po e kuptojnë se nuk e kemi luksin të mendojmë për zgjedhjet e ardhshme, kur ardhmëria e vendit mund të dëmtohet seriozisht”, ka përfunduar një shkrim të tij të publikuar në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme