Murati për kërkesat e grevistëve: S’ka kuptim refuzimi, koeficienti më i lartë për disa kategori

Prishtinë | 13 Sht 2022 | 12:15 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se është e pakuptimtë refuzimi i sindikatave nga marrëveshja me Qeverinë.

Ai gjatë një konference për medie, ka thënë se si qeveri janë përpjekur që të i realizojnë kërkesat e sindikatave, raporton Ekonomia Online.

“Ne çka kemi thënë është se greva e pezullon pagesën ndërmjet punëdhënësit dhe punëmarrësit dhe këtë rast, punëmarrësi është Komuna, ajo çka kanë deklaruar nga komunat është se për shkak te grevës nuk ka ë arritur t’i procedojnë listat me grevistë. Pra ne vetëm jemi bazuar në ligj dhe ky nuk është vendim i Qeverisë”, tha Murati.

Ai ka folur edhe për Ligjin e Pagave, duke thënë se për mësimdhënësit do të jetë koeficienti më i lartë.

Po ashtu Murati ka thënë se me Ligjin e Greva, në momentin kur shpallet greva shkëputet marrëdhënia mes punëdhënësit dhe punëmarrësit për sa kohë që mbahet greva.

“Ka një refuzim të pakuptimtë nga hapat që ka ndërmarrë Qeveria. Kërkesat kanë qenë tri, dhe të gjitha i ka miratuar Qeveria”.

“Të tirja kërkesat Qeveria ka paraparë t’i plotësojë, por që kemi parë një barikadim nga ana e Sindikatës”, tha tutje Murati.

“Ligji për pagat është se rregullon barazinë por edhe nivelizim në raport me kategoritë tjera. Koeficienti për mësimdhënësit janë më të lartë sidomos për disa kategori”, tha ai.

E ministrja e Arsimit, Arblrie Nagavci, ka thënë se projektligji aktual i pagave do të jetë më i favorshëm për mësimdhënësit sesa ai i kaluari.

“Një ndër kërkesat tona është që mësimdhënësit të trajtohen barabartë dhe si i tillë ky projektligj i trajton, madje edhe më mirë sesa ai që ishte propozuar vitin e kaluar”, tha Nagavci.

Të ngjashme