Murati: Qeveria në detyrë nuk mund ta dërgojë në Kuvend projektbuxhetin për 2020-ën

Prishtinë | 20 Jan 2020 | 16:53 | Nga Ekonomia Online

Profesori universitar, Artan Murati, ka hedhur poshtë mundësinë që qeveria në dorëheqje mund ta dërgojë në Kuvend projektbuxhetin për vitin 2020, raporton Ekonomia Online.

Përmes një statusi në Facebook, Murati ka thënë se një gjë e tillë është e pamundur, pasi që Kuvendi duhet ta ketë funksional Komisionin për Buxhet dhe Financa, në mënyrë që të trajtohet ai Projektbuxhet.

Statusi i plotë i tij:

Nje sqarim i shkurter rreth Projektbuxhetit 2020

Qeveria e vjeter nuk mund te sjelle Projektbuxhetin 2020 ne Kuvend. Per te ndodhe nje gje e tille, Kuvendi duhet te kete funksional Komisionin per Buxhet e Financa, si fillim, ne menyre qe te trajtohet ai Projektbuxhet. Per me teper, nuk mund te kete Komisione Parlamentare pa qene e ditur sa ministri do te jene, sepse Komisionet krijohen ne baze te numrit te ministrive te cilat duhet te mbikeqyren. Ka edhe arsye tjera, te cilat nuk po i listoj ketu.

Legjislatura e shtate, qeveria ne ikje e legjislatures se gjashte – nuk funksionojne bashke. Kjo eshte shume e qarte. Mos te krijohet konfuzion neper tv, dhe mos te flitet per gjera qe nuk jemi te sigurt se qendrojne ashtu sic themi.

Të ngjashme