Murati: Qytetarët nuk ia kanë borxh askujt të mesin peng i koalicioneve

Prishtinë | 23 Gus 2017 | 13:42 | Nga

Deklarimet e lideri të AAK-së, Ramush Haradinaj se nesër mund të mos mbahet seanca konstituive të cilën e ka kërkuar vetë koalicioni PAN, ka ngjallur reagimet e organizatave joqeveritare.

Artan Murati nga KDI ka thënë përmes një statusi në Facebook se çdo vonesë e mëtutjeshme në këtë drejtim është e qëllimshme dhe dashakeqe.

Lexoni të plotë postimin e tij:

Neser eshte parapare te mbahet vazhdimi i seances konstituive te Kuvendit, ku kishte shprese qe me ne fund PAN do te dal me nje propozim zyrtar per Kryetarin e Kuvendit.

Kesaj rradhe, seanca u caktua ne dakordim te plote mes te gjitha subjekteve politike. Megjithate, druaj se perseri dikush mund te mos vije e te mbaje procesin pezull!

Cdo vonese e metutjeshme eshte e qellimshme dhe dashakeqe. Qytetaret nuk ia kane borxh askujt te mbesin peng i koalicioneve qe s’kane numra apo atyre qe me qellim e bllokojne gjithe procesin. Boll ma.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme