Murati replikon me Lekajn: Keni krijuar monopole, i keni “qit haraq” qytetarëve

Prishtinë | 04 Qer 2021 | 11:43 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati i është kundërpërgjigjur kritikave të opozitës lidhur me çështjen e faljes së gjobave të bizneseve dhe qytetarëve gjatë pandemisë, raporton Ekonomia Online.

Duke iu kundërpërgjigjur deputetit të AAK-së, Pal Lekaj, Murati tha se deputetët kanë nevojë që t’u sqarohet se si funksionon shteti.

“Z.Lekaj po thoni se ne po vijmë këtu që gjoja me ju sqarua se si funksionin shteti, mirëpo me të vërtetë është e nevojshme. Hiç më larg se kur keni qenë në qeveri, ka qenë vet kryeministri asokohe, z.Haradinaj që thoshte se po e  harxhojë rezervën, se mos me e harxhu po hup, e me e harxhuar po mbushet vitin tjetër. Ky është konceptimi që e keni për buxhetin ju. Patjetër që duhet me ju shpejguar, se çka është rezerva dhe si mbushet ajo rezervë”.

Ministri theksoi se deputetët dhe qytetarët janë të barabartë dhe se të gjithë duhet që t’i paguajnë gjobat e pandemisë.

E për këtë ka reaguar deputeti i AAK-së, Pal Lekaj derisa tha se Qeveria Kurti është Qeveria më anti-UÇK.

Lekaj i ka përmendur edhe deklaratat e ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Të ngjashme