Murati: Sipas Kurtit, trajtimi i shqiptarëve në Serbi duhet të merret model për serbët në Kosovë

Prishtinë | 15 Qer 2021 | 21:07 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, e ka konsideruar të çuditshëm kërkesën e kryeministrit Albin Kurti në takimin me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të vazhdimit të dialogut, lidhur me reciprocitetin.

Murati, përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ka thënë se sipas pikës së tretë të Kurtit, Serbia aq mirë i trajton shqiptarët atje, sa që Kosova duhet ta marrë si model për trajtimin e serbëve në Kosovë.

“Shumë i çuditshëm ky reciprociteti i kryeministri tonë (në pikën 3). Aq “mirë” i trajton Serbia shqiptarët, sa sipas tij pas njohjes reciproke do të merret modeli i saj për serbët në Kosovë. Ama në proces dialogimi nuk do të kërkohet reciprocitet në të drejta, që edhe shqiptarët në Kosovën Lindore të kenë diçka nga privilegjet kushtetuese e ligjore të cilat veç i ka pakica serbe. Jo, se po i bie që Serbia qenka modeli që duhet ndjekur”.

Të ngjashme