Murati takon Jovanoviqin: Biseduam për zgjidhjen e problemeve mes dy vendeve

Prishtinë | 11 Maj 2018 | 15:48 | Nga

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka takuar sot Çedomir Jovanoviqin, kryetarin e Partisë Liberal-Demokratike të Serbisë.

“Sot takova z.Çedomir Jovanoviq, kryetarin e Partisë Liberal-Demokratike të Serbisë dhe njëkohësisht deputetin e parlamentit serb, i vetmi ndër politikanët serb që guximshëm është deklaruar pro-pavarësisë së Kosovës. Me z.Jovanoviq biseduam për raportet në mes të dy vendeve dhe të dy popujve. Unë nga ana ime, ia shpjegova konceptin e Lëvizjes për Bashkim mbi bisedimet politike në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe nevojës që principi i reciprocitetit të zbatohet në zgjidhjen e problemeve në mes të dy vendeve dhe shqiptarëve e serbëve”, ka shkruar Murati në facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme