Mushkolaj: Hoti nuk ofroi asnjë argument për shkarkimet që i bëri

Prishtinë | 20 Tet 2020 | 22:02 | Nga Ekonomia Online

Analisti Imer Mushkolaj thotë se Hoti duhet të përgjigjet për akuzat e ish-Drejtorit të ATK-së.

Mushkolaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini thotë se qeveria duhet të jepte arsye për shkarkimet në institucione të larta publike.

“Qeveria nuk na ka ofruar asnjë argument për shkarkimet që i ka bërë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Analisti thotë se deklaratat e ish-Drejtorit të ATK-së për keqpërdorime nga ana e partisë së Kryeministrit Hoti janë shqetësuese.

“Nuk e di nëse janë të vërteta këto pretendime, por nuk mund të heshtet mbi këto pretendime”.

Mushkolaj thotë se LDK njerëz që nuk kanë arritur të bëhen deputetët i ka vendosur në krye të bordeve të ndryshme.

“Kjo nuk është ajo që po pretendon zoti Hoti dhe nuk dallon shumë nga ajo që e ka bërë PDK-ja”, tha ndër të tjera Imer Mushkolaj

Të ngjashme