Mushkolaj ironizon me Kurtin: Kosovës sot i erdhi një njohje e re

Prishtinë | 31 Maj 2017 | 17:42 | Nga

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti ka thënë se kjo lëvizje dhe ai personalisht e njohin shtetin e Kosovës.

Ndërsa me këtë deklaratë ka ironizuar opinionisti, Imer Mushkolaj duke thënë se Kosovës i erdhi edhe një njohje.

“Shtetit të Kosovës i vjen edhe një njohje – nga Albini. Urime!”, ka shkruar Mushkolaj në llogarinë e tij në “Facebook”.

Kjo deklaratë e Kurtit vjen pas kritikave të shumta ndaj tij dhe Vetëvendosjes për shkak të qëndrimeve që kanë ndaj shtetit të Kosovës dhe simboleve të tij.

Kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje vazhdimisht proklamon “shpalljen e një republike të tretë”, ndërsa flamurin e Kosovës në të kaluarën e ka quajtur “flamur lara-lara”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme