Mushkolaj: Ministria e Jashtme dhe FSK të marrin masa ndaj Prindon Sadriut sipas rregullativave ligjore

Prishtinë | 09 Shk 2022 | 10:49 | Nga Ekonomia Online

Imer Mushkolaj, drejtor ekzekutiv i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK), ka reaguar ndaj gjuhës linçuese që bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani po përdor kundër gazetarëve dhe medieve të Kosovës.

Në një postim në Facebook, Mushkolaj ka kërkuar që ndaj Prindon Sadriut, i cili është edhe diplomat i rangut të lartë, zyrtar shtetëror, dhe epror rezervë në FSK, të merren masa.

“Prindon Sadriu nuk është vetëm bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani, por është edhe diplomat i rangut të lartë, zyrtar shtetëror. Është edhe epror rezervë në FSK. Tash disa ditë ai përdor gjuhë linçuese kundër gazetarëve dhe mediave”, ka shkruar Mushkolaj.

“Ministria e Jashtme dhe FSK urgjentisht duhet të marrin masa ndaj tij dhe të veprojnë sipas rregullativave ligjore në fuqi”.

“Ai nuk mundet që, në përpjekje për t’i mbuluar bëmat e bashkëshortes, të akuzojë gazetarë e media me fjalor të ulët që mbase mund ta përdor ndonjë militant i frustruar, por kurrsesi një diplomat”, thekson Mushkolaj, në reagimin e tij.

Të ngjashme