Mushkolaj përplaset me Pecin: Prokurori sot është dashur të pres te dera, keni bërë akuza të rënda ndaj Musliut

Prishtinë | 21 Dhj 2021 | 22:03 | Nga Ekonomia Online

Analisti Imer Mushkolaj i ka thënë në debat televizive, ministrit të Bujqësisë, Faton Peci se Prokurori sot është dashur të pres te dera, keni bërë akuza të rënda ndaj Ganimete Musliut.

Mushkolaj ka kritikuar ashpër ministrinë në fjalë duke thënë se akuza e tij karshi deputetës Musliu “Ndaç gjuni me ujë ndaç me plumba, se s’ka birë nanen që me ndalë”.

Analisti Mushkolaj tha se në këtë rast policia është dashur të ju pret të dera e komisionit, sepse nuk jeni ‘ju ministër me drejtu gishtin’.

” Kjo është një akuzë e rënë sepse nuk është vërtetu, ndaç gjuni kujt po i thuni. Rrjedhimisht po i thuni PDK. Po e vendosni në rrafshin që qysh i keni vra tjerët, jam i rrezikuar edhe unë. Kur thuni ‚‘n’daç gjuni me pluma”. Në raste normale ni prokuror u dashtë met pritë te salla e komisionit. Janë akuza të rënda. Znj Musliu ka pasur debat edhe më herët me ju. Ajo është ankuar që nuk i keni njoftuar bujqit. Unë jam ka e kuptoj logjiken e një ministri të ri, por mënyra se si e keni menaxhuar me znj. deputete”, ka thënë Mushkolaj.

Ndërkaq në këtë debat reagimi i Pecit ishte: “Ka politikan që janë gju me plumba”.

Mushkolaj në fund i ka thënë se ju nuk i thatë asnjë deputetit të VV’së e as të LDK, dmth PDK ka gju me plumba.

Të ngjashme