Mushkolaj: Qëllimi i Presidentit është i qartë, por subjektet politike nuk mund të gjejnë unitet për të ndalur atë

Prishtinë | 03 Nën 2018 | 09:17 | Nga Ekonomia Online

Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se çdo veprim i AAK-së kundër presidentit Thaçi, do ta prishte koalicionin qeverisës.

Mushkolaj në RTV Dukagjini ka thënë se qëllimi i Presidentit është i qartë, por subjektet politike nuk mund të gjejnë unitet për të ndalur atë.

“Ai dëshiron të arrijë marrëveshje i vetëm. Por, ideja është se subjektet politike nuk po arrijnë marrëveshje që t’i tregojnë vendin Presidentit”.

Mushkolaj thotë se asnjëherë nuk do të mund të ndodh ndonjë pajtim kundër Thaçit, sepse as PDK dhe as AAK nuk do të dalin kundër tij.

“Me këtë përbërje të Kuvendit të Kosovës nuk mund të arrihet një pajtim kundër ideve të Thaçit, ndoshta në legjislaturat e ardhshme po, sepse PDK-ja si partneri më i madh në koalicion nuk e do një gjë të tillë. Nuk do as AAK-ja, sepse një veprim i vetëm i tyre kundër Thaçit nënkupton prishje të koalicionit qeverisës”, deklaroi Mushkolaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme