Mushkolaj: Veç Vjosa Osmani mund të shkruajë për Betejën e Koshares pa e përmendur UÇK-në

Prishtinë | 09 Pri 2021 | 21:59 | Nga Ekonomia Online

Analisti Imer Mushkolaj përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook, ka reaguar ndaj presidentes së zgjedhur, Vjosa Osmanit.

Mushkolaj ka thënë se vetëm Vjosa Osmani mund të shkruajë për betejën e Koshares pa e përmend Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“Veç Vjosa Osmani mundet me shkru për Kosharen pa e përmend UÇK’në”, ka thënë Mushkolaj në facebook.

Reagime lidhur me të njëjtën çështje pati gjatë gjithë ditës. Reagimet erdhën kryesisht nga tabori i PDK’së, ku statuse në facebook shkruan Eliza Hoxhaj e Vlora Çitaku.

Osmani përmes një shkrimi në facebook kujtoi thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar dhe përmendi Betejën e lavdishme të Koshares. Megjithatë në statusin e saj nuk u përmend fare UÇK’ja.

Ndërsa nga Presidenca, Bekim Kupina ka thënë se Osmani e ka përmendur UÇK’në në fjalimet e saj dhe nuk ka asnjë telashe.

Të ngjashme