Musliu akuzon Qeverinë Kurti për keq menaxhim të pandemisë Covid-19

Prishtinë | 11 Maj 2020 | 17:47 | Nga Ekonomia Online

Ganimete  Musliu deputete e PDK-së në Kuvendin e Kosovës ka akuzuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti në lidhje me letrat e dërguara në instancat ndërkombëtare.

Ajo në Frontal të T7 ka thënë se mënyra se si Kurti ka ardhur në pushtet është përmes linçimeve e shantazheve.

“Çka tani po shihet nga ajo çka kanë punuar këta në prapaskena në raport me ndërkombëtarët. Çdo takim që kemi pasur jashtë shtetit deputetët e VV kanë pasur agjendat e tyre dhe kanë zhytur shtetin. Kanë përdorur agjendat e shtetërore për agjendat e veta partiake”, ka thënë Musliu.

Deputetja e PDK-së kritike ka qenë edhe sa i përket menaxhimit të Qeverisë me pandeminë Covid 19.

Sipas saj gabimet e Qeverisë Kurti janë të pafalshme.

“Ky keq menaxhim që po bëhet nuk mund të iu falet. Menaxhimin e vetëm këta e kanë pasur me konferenca. Kemi pasur tolerime të gjithë por tash është rritur frustrimi qytetarëve dhe tashmë çdo gjë ka kaluar në ekstreme”, tha ajo.

Sa i pëkret shndërrimit të Qendrës Studentore në karantinë ajo ka thënë se fillimi ishte ide e mirë por që sipas saj më pas ka degraduar.

“E kemi obligim që çdo qytetarë ta sjellim në vendim e vet. E ne tash në kohën e Covid 19 shteti nuk po don që të kthej qytetarët e vet në Kosovë. Arsyetimi që nuk ka vend për karantinë që të gjithë t’i kthejnë është për t’u ardhur keq”, ka thënë Musliu.

E sipas Musliut kategoria më e prekur janë studentët të cilët po përfundojnë studimet jashtë Kosovës.

“Unë kam një list të studentëve që kanë mbetur pa të holla, kanë mbetur jashtë kufijve të Kosovës. E këta po ja mohojnë të drejtën e kthimit vetëm pse nuk kanë kapacitete”, tha Musliu.

Të ngjashme