Musliu: Arben Vitia ndikoi që qytetarët të mos besojnë se ka virus

Prishtinë | 14 Kor 2020 | 12:09 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu në seancën ku po diskutohet për menaxhimin e pandemisë ka kritikuar Qeverinë e kaluar, atë Kurti për keqmenaxhim të situatës me pandeminë.

Musliu ka akuzuar Qeverinë Kurti se i ka fshehur shifrat e të infektuarve, varësisht si u ka konvenuar atyre.

Ajo madje ka thënë se Ministri Vitia ka ndikuar që qytetarët të mos besojnë në rrezikun nga koronavirusi.

“Ministri Vitia ndikoi te qytetarët të mos besonin më në rrezikun e covid. Pjesëmarrja e tij në protestë, si ministër që ishte ky ishte veprim i papërgjegjshëm”, u shpreh ndër të tjera ajo.

Musliu po ashtu u ankua se kur ka hyrë në Kuvendin e Kosovës nuk i është matur temperatura.

Të ngjashme