Musliu: Dikur jam sharë e ofenduar nga PSD-ja, sot unë i duartrokas

Prishtinë | 14 Pri 2021 | 16:41 | Nga Ekonomia Online

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Gecaj, ka lavdëruar sot aksionin e Partisë Socialdemokrate për vendosjen e flamurit të UÇK’së në oborrin e presidencës.

E aksioni i PSD’së i ka pëlqyer edhe deputetes së PDK’së, Gnaimete Musliut.

Në statusin e Gecajt në Facebook, ku ka shkruar për aksionin e PSD’së, Musliu ka komentuar se ajo dikur është sharë e ofenduar nga kjo parti, por sot e duartroket.

“Zemra mal kur po i shoh PSD-ne qe po i bashkohen kauzës time që dikur pikërisht nga ta unë jam share e ofenduar. Sot unë ju duartrokas”, ka shkruar Musliu.

Ndryshe, PSD të martën e ka vendosur flamurin me logon e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në oborrin e presidencës.

Ky aksion i PSD-së vjen pas akuzave që kanë shkuar në drejtim të presidentes Vjosa Osmani, pasi që kjo e fundit në një postim ku fliste për Kosharen, nuk e përmendi UÇK-në.

Në oborr të presidencës janë të vendosur flamuri i BE-së, i Kosovës dhe ai i Dardanisë.

Të ngjashme