Musliu e quan Vitinë “maniken me mindil”: Thirreni për popull, e popullin e shfrytëzoni veç si turmë me ju ardhë pas

Prishtinë | 13 Qer 2020 | 15:39 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Ganimete Musliu, ka adresuar fjalë të rënda te ish-ministri i Shëndetësisë Arben Vitia.

Musliu, ka përdorur një term interesant për Vitinë duke e eitkuetuar si ‘maniken me mindil’, dhe ka thënë se po e shfrytëzojnë popullin vetëm për t’ju shkruar pas, por nuk ju intereson shëndeti i tyre.

“Maneken me mindil, qe s’ke dije e ke deshmu por qe s’ke asnje fije morali njerzor kete e deshmove dje dhe duhet te japesh llogari. Ju thirreni ne POPULL por POPULLIN e konsideroni vetem si turme per t’iu ardhur mbrapa”, ka shkruar Musliu në Facebook.

Ky është shkrimi i plotë:

MARRE!!!

Manekeni me mindil i Qeverise sh-Kurti vetem per te plotesuar egon e shefit tend psikopat, dje ne Sheshin Skenderbeu u talle rend me Naser Ramadanin, Lul Raken, Valbon Krasniqin.
U talle rend me te gjithe epidemiologet, me mjeket, infermieret, me policet, me mirembajtesit e higjenes, me shoferet e autoambolancave, dhe me te gjithe ata qe jane ne balle te luftes kunder pandemise.
U talle rend me te prekurit nga #Covid19 , me te sheruarit dhe ata qe presin per t’u sheruar.
U talle me te gjallet dhe te vdekurit.
E mbi te gjitha u talle me familjen e Agon Musliut.
Paraqitja jote e buzeqeshur ne shesh para disa mijera qytetarve te cilet ekspozohen prane njerit tjetrit pa respektuar asnje nga rregullat e pandemise(qe ti ke vendose dite me pare) ne nje dite ku ne vendin tone shenohen 58 raste te reja me covid19, te bene direkt ty Maneken me Mindil pergjegjes per tagjedine e Agon Musliut.

Maneken me mindil, qe s’ke dije e ke deshmu por qe s’ke asnje fije morali njerzor kete e deshmove dje dhe duhet te japesh llogari.

Ju thirreni ne POPULL por POPULLIN e konsideroni vetem si turme per t’iu ardhur mbrapa..

Të ngjashme