Musliu flet pas raportimit të Inspektorit të AKI-së: Të mos ndikohen nga politikat ditore

Prishtinë | 19 Maj 2021 | 13:33 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu ka treguar për mbarëvajtjen e mbledhjes së këtij Komisioni, ku raportoi Inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë Burim Ramadani, raporton Ekonomia Online.

Musliu tha se në këtë mbledhjen kanë kërkuar nga ky institucion që të qëndrojnë larg ndikimit të politikave ditore.

“Unë nuk jam që e pengoj mbarëvajtjen e mbledhjes dhe nuk mund t’i censuroj pyetjen deputetëve. Për raportimin e një raportuesi shtetëror nuk është kohë e gjatë. Ne kemi pasur edhe drejtorin për Inteligjencë. Tani jemi në ciklin e informimit për gjendjen e këtij institucion. Zyrtarët e AKI-së  e marrim me shumë sportivitet para Komisionit”.  

“Ne po mundohemi për t’iu treguar që të vëmë kontroll dhe për të evidentuar edhe shkeljet në këtë institucion. Kërkojmë nga drejtuesit e Agjencionit të rrinë larg politikave ditore dhe ndikimeve politike sepse është institucioni ma kredibil. Në ditët e ardhshme do të dalim në teren të vizitojmë drejtoritë regjionale. Ardhja e përfaqësuesve edhe duke injoruar punën e komisionit lënë për të menduar edhe gjëra të tilla. Por ua bëjmë me dije se jemi këtu për të vendosur rregull. Unë nuk mund të shpalos detaje por ajo çka ne kërkojmë disiplina në institucion. Gjendja e sigurisë në Kosovë është stabile. Sot ka qenë raport i inspektorit”.

Të ngjashme