Musliu-Haradinajt: Disa të AAK-së gabuan kur iu bashkuan Kurtit me “filikaqa”

Prishtinë | 24 Pri 2022 | 11:40 | Nga Ekonomia Online

Ganimete Musliu iu është kundërpërgjigjur Ramush Haradinajt, i cili tha se nuk po i kupton disa eksponentë të PDK-së që janë kundër Fondit të Ushtrisë.

Deputetja e PDK-së është shprehur se disa funksionarë të AAK-së kanë gabuar rëndë kur iu bashkuar kreut të LVV-së, Albin Kurti, me “filikaqa në degjenerim të Parlamentit”.

Musliu, madje i ka këshilluar disa të “AAK-së që mos t’i bashkohen Kurtit në degjenerim të ushtrisë së Kosovës”.

Ajo në një postim në Facebook tha se kosova është shtet e jo Organizatë Jo-Qeveritare.

“Financimi i Ushtrisë duhet të mbështet në ligj e jo në lëmosh. E duam ushtrinë me standarde të NATO-s. STOP EKSPERIMENTEVE ME USHTRINË”, shkroi ajo.

Të shtunën, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se se pa ushtri nuk ka shtet dhe ta ndihmosh ushtrinë e vendit tënd është detyrë patriotike, që sipas tij, shqiptarët e dinë më së miri këtë gjë.

“Çka janë çu peshë disa eksponentë të PDK kundër Fondit të Ushtrisë. S’po e kuptoj ku e kanë hallin.

A po iu pengon forcimi i ushtrisë, a po iu dhimbsen qytetarët që janë të gatshëm ta ndihmojnë ushtrinë e tyre, apo e kan problemin me Albin Kurtin?”, shkroi Haradinaj.

Të ngjashme