Musliu i thotë Osmanit: Gabove që hoqe foton e Thaçit, i turpërove studentët tu

Prishtinë | 04 Shk 2020 | 12:12 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka reaguar pas veprimit të Vjosa Osmanit, për heqjen e fotografisë së presidentit, Hashim Thaçi.

Përmes një shkrimi në Facebook, ajo ka thënë se kryetarja e Parlamentit e shkeli ligjin.

“Vjosa nëse prej askujt nuk të vjen turp, të paktën prej studentëve të Juridikut që ti u ke folur për ligjet, turpërohu”, ka shkruar ajo.

Postim i plotë:

VJOSA KY VEÇ KOALICION I SHPRESËS S’ MUND TË JETË

Per çfarë shprese mund të flasim kur një kryeparlamentare që nis ditën e parë me shkelje ligjore tregon “vizionin” e saj për të ardhmen. Kryeparlajmetarja Vjosa Osmani, sot nisi detyrën duke shkelur nenin 20 të Ligjit nr. 03/L-132 për protokollin e shtetit të Republikës së Kosovës.

Me zhgënjeve Vjosa! Jo si një dr. e diplomuar në fushën e ligjeve, por si një grua që premtove rënd, ligj e shpresë për Kosovën.

Me zhgënjeve Vjosa si një kryeligjvënse.

Vjosa nëse prej askujt nuk të vjen turp, të paktën prej studentëve të Juridikut që ti u ke folur për ligjet, turpërohu.

Vjosa kam menduar që kryeparlamentarja duhet ta dinte se zbatimi i ligjit është obligim dhe jo dëshirë.

E paskit nis “mbarë” por mos harroni se veç mbarë nuk keni me e përfundu. Shteti ka punë më të mëdha se të tregoni dhëmbët e urrejtjes patologjike, duke luajtur me fotografi. Lojës që keni fillu hairin ia pafshi!

Të ngjashme