Musliu kërkon nga MSh-ja që të veprojë për sigurimin e insulinës

Prishtinë | 24 Qer 2021 | 22:00 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu përmes një postimi ka thënë se në institucionet shëndetësore ka rreth tre muaj që mungon insulina.

Sipas saj, pacientët janë të detyruar ta blejnë vetë këtë ilaç.

Tutje, Musliu u shprehë se është bërë e vështirë që të gjendet edhe në farmaci.

Postimi i plotë:

Ka rreth tre muaj që në institucionet publike shëndetësore mungon insulina. Pacientët janë të detyruar t’i blejnë vetë këto ilaçe, ndonëse të njëjtat janë në listë esenciale dhe do duhej të jepen falas për pacientë tani më ato është bërë vêshtirë të gjinden edhe nëpër farmaci.Ministria e Shëndetsisë duhet të marr veprime konkrete dhe urgjentisht të ju dalë ndihmë qytetarëve ë po ballafaqohen me këtë problem.

Të ngjashme