Musliu: Koalicioni qeverisës mund të ofrojë gjithçka përveç shpresës

Prishtinë | 03 Shk 2020 | 16:34 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, gjatë seancës për votimin e qeverisë së re, ka thënë se koalicioni qeverisës mund të jetë gjithçka përveç i shpresës, raporton Ekonomia Online.

Ajo ka akuzuar Albin Kurtin se ka lidhje me organizata terroriste.

“Kandidati për kryeministër harroi t’i përkujtoj aktivistet që sot nuk jetojnë që sakrifikuan për ardhjen në pushtet të Albin Kurtit. Zgjedhjet e 6 tetorit dëshmuan se votuesit e PDK janë besnik. Nuk është votë urrejtje, paragjykimi por e fituar me punë e mirëbesim”

“Nuk do të ndalem por do të jem zëri juaj. Ju garantoj se ky koalicion mund të ofrojë çdo gjë tjetër përveç shpresës. Udhëhiqet nga dy figura që njëri organizonte ikjen me autobusë. Duke organizuar organizata terroriste si Syri i popullit. Ky koalicion që traumatizojë qytetarët, edhe sot pas 121 ditë ende nuk kanë mirëbesim për bashkëqeverisje”, tha ajo.

Të ngjashme