Musliu: Nuk duhet të lejojmë shkelje nga Beogradi

Prishtinë | 11 Tet 2016 | 18:15 | Nga

Në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet për arrestimin e drejtorit të Policisë Nehat Thaçi, deputetja e PDK-së Ganimete Musliu tha se Serbia edhe sot nuk lë gur pa lëvizur për të shantazhuar dhe penguar fqinjët e saj e me fokus atë të Kosovës.

“Shqiptarët po keqtrajtohen nga regjimi fashist serb dhe duhet të punohet që këto fletë arreste të hedhen njëherë e përgjithmonë.

“Ne si popull nuk duhet të lejojmë të na shkelin në qafë kujt t’i teket. Ne kemi votuar për mandatin e EULEX-it por ne si Parlament e kemi ulur kokën. Kemi grupin e Drenicës në burg i cili shtyhet për një vit në Gjykatën e Apelit kurse në Mitrovicë ato bëhen me kohë. Dhe ne po heshtim. Por ne duhet ta ngremë zërin dhe të thërrasim organizatat ndërkombëtare për shkeljen e këtyre të drejtave të qytetarëve”, tha Musliu.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme