Musliu pas takimit me drejtorin e AKI-së: Gjendja në veri është e brishtë shkaku i ndërhyrjeve të Serbisë

Prishtinë | 29 Qer 2022 | 11:32 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Ganimete Musliu, ka thënë se në mbledhjen e sotme patën një takim me drejtorin e AKI-së, Petrit Ajeti, raporton Ekonomia Online.

Sipas Musliut në këtë takim është biseduar për gjendjen e sigurisë në vend, në veçanti në katër komunat në veri të vendit. Atje, sipas Musliut gjendja është pak e brishtë për siç ka thënë, ndërhyrjeve të Serbisë në aktivitetet e shtuara të strukturave ilegale dhe organizatave të ndryshme radikale.

“Konstatojmë se gjendja e përgjithshme e sigurisë ne vend është stabile. Situata më e brishtë në republikën e Kosovës paraqitet në kuadër të 4 komunave ne veri për shkak te ndërhyrjeve nga Serbia në aktivitetet e shtuara të strukturave ilegale dhe organizatave të ndryshme radikale. Serbia përmes strukturave të saja po bënë përpjekje për të rritur gatishmërinë tek serbet lokal dhe tensionim të situatës në Kosovë. Serbia ka angazhuar mekanizmat e saj ilegal për të monitoruar aktivitetet e strukturave te sigurisë në Kosovë por edhe të bëjë lëvizje të strukturave ndërkombëtare që përkojnë në Kosovë”, tha ajo.

“AKI bazuar në të dhënat për inteligjencë sot ka raportuar për komisionin parlamentar për veprimtarinë e strukturave të republikës së Serbisë që në muajt e ardhshëm mund të rritën kërcënimet nga Serbia dhe mund të rritët kur e kemi parasysh mobilizimin e strukturave të sigurisë dhe mbrojtjes së Serbisë. Deklaratat kërcënuese të Serbisë ndaj Kosovës, rritja e financimit dhe forcimit të strukturave të kundërligjshme në Kosovë, mbështetja ë individëve dhe grupeve të krimit të organizuar për të ushtruar aktivitete të kontrabandës së ekonomisë jo formalë pastaj kalimet jo formale të kontrabandës së mallrave, janë disa nga veprimet që ata po i bëjnë në atë pjesë”, tha Musliu.

Të ngjashme