Musliu pas takimit me kreun e AKI-së: S’ka vend për panik, gjendja është stabile dhe nuk kërcënohemi nga ndonjë pasiguri

Prishtinë | 04 Mar 2022 | 11:19 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Ganimete Musliu, tha se raportimi i drejtorit të AKI-së, Petrit Ajeti në këtë Komision, ka të bëjë për gjendjen e sigurisë në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Ajo ka ftuar qytetarët që mos të jenë në panik, pasi sipas saj, gjendja e sigurisë në Kosovë është stabile, derisa kërkoi që këtë ta bëjnë presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

“Përmes juve të kërkoj edhe nga presidentja edhe kryeministri që të dalin dhe të deklarohen për gjendjen e sigurisë ne vend që është vërejt te qytetarët panik i shtuar që kanë filluar të furnizohen me derivate të shumta… mos të flasim për miellin dhe artikuj tjerë”, tha Musliu.

“Nuk ka vend për panik gjendja është stabile dhe nuk kërcënohemi drejtpërdrejtë nga ndonjë pasiguri”, tha ajo.

Të ngjashme