Musliu për dëmet në Bujqësi: Ministria t’iu kthejë moralin bujqve, t’i identifikojnë dëmet e shkaktuara nga breshëri

Prishtinë | 22 Qer 2022 | 12:16 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka kërkuar nga Ministria e Bujqësisë që t’i kompensojë bujqit pas dëmeve të shkaktuara nga reshjet e fundit në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Musliu ka thënë se në disa fshatra të Podujevës dëmet e shkaktuara nga reshjet janë të mëdha, dhe kësisoj Ministria e Bujqësisë duhet t’ia kthejë moralin bujqve.

“Nuk mundem pa e shpreh habinë për mënyrën se si prezanton Armend Muja marrëveshjen të cilën dikur kishit gjuajtur me vezë. Në disa fshatra të Podujevës si Lupq, Majac janë dëmtuar keq nga këto reshje dhe kërkoj nga Ministria e Bujqësisë t’i gjinden pranë këtyre bujqve që t’ia kthejnë moralin bujqve. Kërkoj nga institucionet t’i identifikojnë dëmet e shkaktuara nga breshëri”, tha ajo

Të ngjashme