Musliu: Qeveria e re e Kosovës të bëjë më shumë për Luginën e Preshevës

Prishtinë | 10 Kor 2017 | 08:10 | Nga

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu, ka thënë se nuk ka asnjë përmirësim në jetën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Ai ka deklaruar se urgjentisht bashkësia ndërkombëtare duhet të intervenojë për realizimin e të drejtave të shqiptarëve.

Musliu ka thënë për “Epoka e re” se shqetësues mbetet migrimi i shqiptarëve nga Lugina.

Ai është shprehur i zhgënjyer me dinamikën e shteteve shqiptare karshi shqiptarëve në Serbi.

Sipas Musliut, Kosova dhe Shqipëria duhet ta kthejnë vëmendjen te Lugina e Preshevës.

Ai ka kërkuar nga Qeveria e re e Kosovës të bëjë më shumë për Luginën e Preshevës dhe për shqiptarët.

Po ashtu, Musliu u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që në dialogun e Brukselit të përfshihet edhe Lugina e Preshevës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme