Musliu: Sa pa ndjenja duhet të jesh ta detyrosh ministren vartëse të dalë në konferencë kur i vdes babai

Prishtinë | 07 Pri 2020 | 23:22 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, në një postim ka thënë se sot kryeministri në detyrë Albin Kurti ka detyruar ministren Rozeta Hajdari për të dalë në konferencë në ditën e saj më të vështirë.

Kjo pasiqë, sot ministres Hajdari në mëngjes i kishte vdekur babai ndërsa pasdite ka dalë në konferencë për media.

Musliu për këtë ka thënë se është tejkaluar tradita, zakoni.

Postimi i plotë:

Sa pa ndjenja duhet te jete nje Kryeminister i shkarkuar qe detyron nje vartese te tije te dal me te ne konference per shtyp diten kur asaj i vdes Baba.

Kjo tejkalon traditen, zakonin, dhimbjen, kjo tejkalon gjithcka!

TURP!

Ngushellime Ministres Hajdari dhe gjithe familjes per humbjen e me te dashurit te tyre!

Të ngjashme