Musliu shkon në shtëpinë e familjes Thaçi: Te Endriti krenaria është më e madhe se mungesa e babait

Prishtinë | 17 Shk 2022 | 14:52 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka shkuar sot në shtëpinë e familjes së Ish-presidentit Hashim Thaçi, nga ku ka publikuar një foto me djalin e Thaçit, Endritin.

Musliu ka shkruar në Facebook se te Endriti krenaria është më e madhe se mungesa fizike e babait.

“Historia nuk rishkruhet! Për nder të festës më të madhe të shqiptarëve, festës së Pavarësisë së Kosovës, sot vizitova familjen e Presidentit, liderit të proceseve më të vështira historike, liderit të UÇK-së dhe themeluesit të PDK-së Hashim Thaçi. Në këtë ditë të madhe, te Endriti krenaria është më e madhe se mungesa fizike e babait. Liria ka emër, por edhe pavarësi gjithashtu mbanë emrin”, ka shkruar Musliu.

Të ngjashme