Musliu-Shoshi kërkon shkarkimin e ekipit negociator në nivel ekspertësh

Prishtinë | 03 Nën 2020 | 13:07 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka kërkuar nga kryeministri Hoti që të shkarkojë ekipin e ekspertëve për bisedimet me Serbinë.

Ajo pas vjedhjes së çantës që i është bërë delegacionit, poashtu ka kërkuar nga kryeministri të tregoj se çfarë kishte në atë çantë.

Postimi i saj i plotë:

Kryeminister, ekspertët për bisedime nuk janë kredibil dhe duhet t’i shkarkosh menjëherë!

Në çantën e cila është vjedhë ka pasur dokumentacion zyrtar të natyrës sensitive që janë përdorë dhe që do të përdoreshin për bisedime, dokumente strategjike dhe konfidencinale. Këtë e dini ju më së miri, por nuk po e pranoni. Ka prova të besueshme që e dëshmojnë këtë, nuk janë shpifje.

Sipas informatave, njësitë të specializuara të hetimit të shtetit Belg dhe Prokurorë janë caktuar që ta menaxhojnë rastin.

Sot është me rëndësi të dimë se a ka qenë hajni ordiner, apo është vjedhur nga ndonjë grup  për shkak të pozitës së z. Mustafa që mban në delegacion.

Për deputetët e Kuvendit, por edhe për qytetarët është i rëndësishëm deklarimi i juaj i vërtetë se çka kishte në atë çantë?

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme