Musliu-Shoshi thotë se shpallja e konkursit për diplomatë është e panevojshme në kohë pandemie

Prishtinë | 31 Mar 2020 | 16:09 | Nga Ekonomia Online

Shpallja e konkursit të  brendshëm për diplomatë në kohën e përballjes me pandeminë e Coronavirsuit po cilësohet e paarsyeshme.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, e cila është  anëtare e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, ka thënë se shpallja e konkursit të brendshëm për rekrutimin për misionet diplomatike të Republikës së Kosovës në kohën kur po përballemi me pandeminë Covid-19, është e paarsyeshëm dhe e  panevojshme. Sipas saj, përfaqësuesit diplomatikë janë duke e kryer punën e vet në pajtim me legjislacionin në fuqi.

“Është më se e nevojshme që MPJD të merret me shtetasit e Kosovës, të cilët ndodhen jashtë vendit e hasin në vështirësi të mëdha për të ardhur në Kosovë për shkak të gjendjes me pandeminë, si në rastin e rreth 600 shtetasve të Kosovës të cilët kanë mbetur të bllokuar në Kroaci dhe shumë vende të tjera në BE, ku qëndrimi i tyre po bëhet çdo ditë e më i papërballueshëm”, ka thënë ajo.

Të ngjashme