Musliu shpërndan fotografi nga konsulta e fundit para Konventës së PDK-së

Prishtinë | 03 Kor 2021 | 10:23 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka shpërndarë disa fotografi nga konsulta e fundit para Konventës së kësaj partie, ku pritet të zgjidhet kryetari i ri.

Musliu përmes një postimi në Facebook ka shkruar se ‘gjithçka është gati’ për Konventën.

“Konsulta e fundit para Konventes. Gjithçka gati”, shkroi Musliu, duke ia bashkangjitur edhe disa fotografi.

Ndryshe, në Konventë do të marrin pjesë 794 delegatë

Sipas afatit të përcaktuar në ditën e shpalljes së zgjedhjeve, deri të enjten në ora 17:00, kandidaturën për kryetar të partisë e ka paraqitur vetëm Memli Krasniqi.

Ndërsa ish-ushtruesi i detyrës së PDK-së, Enver Hoxhaj dy ditë më parë përmes një konference për media bëri të ditur se nuk do të kandidojë për të parin e partisë.

https://www.facebook.com/ganimete.musliu.9/posts/10159207742828006

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme