Musliu: Shqetësuese largimi masovik i shqiptarëve nga Kosova

Prishtinë | 17 Nën 2022 | 12:09 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka shprehur shqetësimin e saj për braktisjen e vendit nga të rinjtë.

Në seancën e sotme, deputetja Musliu tha se përkundër që situata në veri mbetet temë kryesore, ajo thotë se shqetësuese është edhe largimi masovik i shqiptarëve nga vendi.

Për këtë ajo ka kërkuar nga institucionet e vendit që ta trajtojnë këtë dukuri.

“Edhe pse ditëve të fundit tema kryesore është situata e krijuar në veri, sot do të flas për një çështje tjetër, po aq shqetësuese që është largimi masovik i shqiptarëve nga Kosova, veçanërisht i të rinjve”.

“Edhe pse situata politike është destabilizuar, është se pikërisht temat e mëdha në këtë vend e kanë vën nën hije qytetarin përditshmërinë dhe vështirësitë e tij. Krahas kësaj po harrohet se mirëqenia e qytetarit është tema më e madhe që duhet të trajtohet”, tha ajo.

Të ngjashme