Musliu thotë se për furnizim me grurë Qeveria ka angazhuar një kompani ndërtimore

Prishtinë | 04 Gus 2022 | 12:14 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu e ka pyetur ministren e Tregtisë, Rozeta Hajdari se pse për furnizimin e Kosovës me grurë e kanë angazhuar një kompani ndërtimore, raporton Ekonomia Online.

Asaj iu përgjigj ministrja Rozeta Hajdari, duke shtuar se vetëm 1 mijë tonë grurë kanë siguruar nga tri shpallje brenda vitit.

“Kompania në fjalë merret me tregti dhe turizëm dhe pjesë të turizmit e ka edhe ndërtimin”, ka thënë ajo, duke shtuar se kanë marrë informacione nga fermerët për sasinë e grurit, por nuk kanë ofruar sasi të mjaftueshme.

“Vetëm 1 mijë tonë grurë kemi siguruar nga tri shpallje brenda vitit. Jemi detyruar të angazhojmë kompani ndërkombëtare që të sigurojmë grurë”, tha ministrja Hajdari.

Të ngjashme