Mustafa: Adem Demaçi, simbol i sakrificës dhe rezistencës për liri

Prishtinë | 26 Kor 2020 | 14:42 | Nga Ekonomia Online

Në 2 vjetorin e vdekjes, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa përkujton simbolin e rezistencës kosovare, Adem Demaçin.

“Adem Demaçi ishte veprimtar i pathyeshëm i çështjes kombëtare. Me vullnet të pashembullt, sakrifikoi pjesën më të madhe të jetës së tij nëpër burgjet e regjimit okupator, në shërbim të kauzës kombëtare për liri. 

Ai mbetet sinonim i flijimit dhe sakrificës për atdhe, duke u dergjur burgjeve serbe gati 3 dekada, prandaj është model i njeriut të pathyeshëm për kauzën e lirisë.

Me veprimtarinë e tij, u bë simbol i sakrificës dhe rezistencës për liri, duke motivuar breza të tërë që të mos heqin dorë nga lufta e drejtë për liri dhe pavarësi. 

Kontributi dhe sakrifica e tij, në kohërat më të vështira për shtetin tonë, ishin frymëzim për të punuar në arritjen e synimeve tona për krijimin e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës.

I përjetshëm kujtimi për simbolin e rezistencës kosovare, Adem Demaçi!”

Të ngjashme