Mustafa: Me AKR-në shohim rrugë të përbashkëta

Prishtinë | 16 Maj 2017 | 17:32 | Nga

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka nënshkruar koalicion parazgjedhor me dy subjekte politike Alternativën dhe Lëvizjen për Drejtësi.

Ndërkaq është përfolur edhe për një arritje koalicioni parazgjedhor me Aleancën Kosova e Re të Behgjet Pacollit.

Se a do të ketë koalicion me AKR-në, kreu i LDK-së Isa Mustafa, ka thënë se shohin rrugë të përbashkët, por mbetet çështje e vullnetit të këtyre dy subjekteve.

Mustafa ka bërë të ditur se deri në ora 24 presin t’i nënshkruajnë edhe dy marrëveshje, por duke mos saktësuar se për kë bëhet fjalë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme