Mustafa: Ambasadorët e QUINT-it i ftoi Kurti, s’di a do të vijnë

Prishtinë | 28 Jan 2020 | 16:42 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka arritur në objektin e Kuvendit të Kosovës për takimin e paralajmëruar me Lëvizjen Vetëvendosje dhe ambasadorët e Quint-it në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Ai ka folur shkurtimisht para mediave ku ka thënë se qëndrimi i LDK-së mbetet i njëjtë, derisa ka shtuar se nuk e di nëse në takim do të jenë të pranishëm ose jo ambasadorët e vendeve të Quint-it.

“Sa na përket neve, ne i kemi dhënë të qarta qëndrimet dje. Vlerësojmë që zgjidhja që kemi ofruar është zgjidhja që funksionon e cila dy palëve ju ofron partneritet të fortë dhe një balancim të pushtetit”.

“Nuk e di, sepse ne nuk i kemi ftuar. I ka ofruar Albin Kurti, ne do të shkojmë në takim”.

Të ngjashme