Mustafa: Avdullah Hoti është zgjidhja më e mirë

Prishtinë | 17 Maj 2017 | 12:58 | Nga

Kryeministri në largim Isa Mustafa ka reaguar në Facebook pas koaliconit parazgjedhor që u zyrtarizua mbrëmë, në mes të PDK-së, AAK-së, dhe Nismës.
Ai insiston se Avdullah Hoti si kryeministër i ardhshëm, është zgjidhja më e mirë për ndërtimin e së ardhmes.

Madje si zgjidhje të mirë e quan edhe koalicionin e tye të arritur me partinë e Behgjet Pacollit dhe Alternativën e Ilir Dedës dhe Mimoza Kusarit.

“Kryeministri i ardhshëm, prof. Dr. Avdullah Hoti, është zgjidhja më e mirë për ndërtimin e të ardhmes sonë. Ashtu siç është koalicioni i LDK-së me AKR-në dhe Alternativën.

Është gërshetim i së resë, shkencës dhe ekspertizës kulminante biznesore. Është rruga evropiane”, është shprehur kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Kujtojmë se mbrëmë Partia Demokratike e Kosovës arriti koalicion parazgjedhor me AAK-ne dhe Nismën, koalicion ky që po kritikohet ashpër. PDK lidhi koalicion edhe me shtatë parti tjera të vogla.

Vetëvendosje ka vendosur që në zgjedhjet e 11 qershorit të garojë e vetme. Qeveria Mustafa u rrëzua në Parlament pasi mocioni i inicuar nga Nisma mori mbështetje të madhe, vendimtare e së cilës ishte edhe vota e partnerit të koalicionit PDK-së e cila ia dha goditjen e fundit Lidhjes Demokratike të Kosovës

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme