Mustafa Bajrami aderon në AAK

Prishtinë | 28 Gus 2019 | 10:39 | Nga Ekonomia Online

Doktori i logjikës dhe filozofisë analitike Mustafa Bajrami i është bashkuar AAK-së.

Për këtë ka njoftuar vet Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook ku ka shpalosur edhe një biografi të shkurtër të tij.

Postimi i plotë i Ramush Haradinajt:

Interesimi i jashtëzakonshëm i profesionistëve të fushave të ndryshme për ta mbështetur projektin e Aleancës 100% shtet, dëshmon qartë besimin në vlerat tona.

Sot, zyrtarisht rrugëtimit tonë politik iu bashkua Mustafa Bajrami, doktor i logjikës dhe filozofisë analitike.

Ai studimet bachelor i përfundoi në Egjipt, ndërsa studimet master dhe doktoraturën në Turqi. Mirënjohës për besimin dhe njëkohësisht shpreh konsideratën time për familjen dhe babanë e tij, H. Jetish Bajrami, ish Kryetar i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Myfti i Kosovës, i cili gëzon respekt të madh nga të gjithë.

Të ngjashme