Mustafa bën thirrje për zgjedhje fer

Prishtinë | 11 Qer 2017 | 10:42 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka votuar në qendrën e votimit “Emin Duraku”, në Prishtinë me ç’rast i ka bërë thirrje gjithë qytetarëve të Kosovës të dalin të shfrytëzojnë të drejtën e votimit, raporton Ekonomia Online.

“Unë e kreva një obligim qytetar, është një ditë e rëndësishme. Unë ftoj që zgjedhjet të jenë fer, transparente dhe të fitojmë të gjithë së bashku. Sepse nga zgjedhjet e rregullta fitojnë të gjithë qytetarët”, ka thënë Mustafa.

Ai ka shtuar se sot është një ditë shumë e rëndësishme për demokracinë, sepse qytetarët vendosin për të ardhmen e vendit dhe kush do ta qeverisë vendin në periudhën e ardhshme.

“Zgjedhjet përcaktojnë edhe fatin e gjithë vendit tonë”, ka thënë kreu i LDK-së.

Të ngjashme